Dy penallti kundër, por Bayern nuk e “lëshon” fitoren dhe kap kreun

Nga A2 CNN
26 Tetor 2019, 17:44 | Futboll
Dy penallti kundër, por Bayern nuk e “lëshon” fitoren dhe

Bayern Munich fiton 2-1 ndaj Union Berlinit në javën e 9-të të Bundesligës gjermane, dhe kap përkohësisht kreun e klasifikimit, në pritje të ndeshjes së Borussia Monchengladbach.

Bavarezët kalojnë në epërsi me anë të një goli të bukur të Pavard, në minutën e 13-të, dhe dyfishojnë me bomberin Lewandoski në të 53-ën.

Dizavantazhi i dyfishtë nuk trembi kryeqytetasit që fillimisht nuk realizuan një penallti falë një pritje fantastike të portierit Neuer, dhe më pas po me penallti shkurtuan rezultatin me Polter (‘86). Me fitoren Bayern renditet i pari me 18 pikë, Unioni në rrezik me vetëm 7.

Ndërkohë, rivalët e Borussia Dortmund pas humbjes në Champions ndaj Interit barazojnë 0-0 “derbin” me Schalken, ndërkohë  që Freiburgu fiton 2-1 me Lajpcigun dhe renditet jo pa surprizë në vend të dytë, në një kampionat ku distancat duken ende minimale.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos