“Dy përbindësha që kuptohen me njëri-tjetrin”, Lady Gaga mund të jetë në sezonin e dytë të Wednesday?

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 21:30 | Showbiz

Vitet e fundit, Lady Gaga është bërë po aq e famshme për aftësitë e saj në të kënduar sa edhe për rolet e saj mbresëlënëse në aktrim. Për këtë, por dhe për popullaritetin e këngës së saj Bloody Mary, shumë fansa presin ta shohin atë në sezonin e dytë të serialit televiziv Wednesday në Netflix.

Skena e kërcimit në melodinë e Bloody Mary e paraqitur në episodin e katërt të Wednesday shpërtheu në TikTok, duke u bërë një trend.

Miliona përdorues kanë rikrijuar kërcimin tipik të Wednesday, të interpretuar nga aktorja e re Jenna Ortega, dhe trendi është përhapur aq shumë sa që vetë Lady Gaga ka rikrijuar kërcimin e famshëm, duke i çmendur të gjithë fansat.

Dhe pasi Lady Gaga u bë virale për rikrijimin e atij kërcimi ikonik, ylli i ri i Netflix zbuloi se do të donte ta shihte këngëtaren e Shallow të merrte pjesë në sezonin e dytë të serialit.

https://www.tiktok.com/@ladygaga/video/7133806104865213742

Lady Gaga nuk është e panjohur për të luajtur në prodhime të çuditshme horror, pasi në fakt ka marrë rolin kryesor në thrillerin e vrasjes House of Gucci  dhe konteshën vampir Elizabeth Johnson në “American Horror Story: Hotel”.

Kur Jenna Ortega u pyet nëse mendonte se Lady Gaga do t'i bashkohet sezonit të dytë të Wednesday, aktorja u përgjigj: "Jam e sigurt që Netflix-it do ta pëlqente" .

Por çfarë roli mund të luante Gaga në serial? Ortega tha se imagjinonte një marrëdhënie me Gagën të ngjashme me marrëdhënien e Wednesday me mësuesen Miss Thornhill, duke shtuar: “Nëse Lady Gaga do të ishte pjesë e serialit, ajo dhe unë do të ishim dy përbindësha që kuptohen me njëri-tjetrin” .

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos