Dy sfida titulli në Superiore, Teuta-Tirana dhe Partizani-Kukësi

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2020, 14:42 | Futboll
Dy sfida titulli në Superiore, Teuta-Tirana dhe Partizani-Kukësi

Periudhë festive me duele titulli. Java e 11-të e Kategorisë Superiore do të rezervojë dy sfida ndërmjet pretendentëve për fronin.

Këtë të diel, Teuta do të presë në shtëpi kampionët në fuqi të Tiranës, për t’i dhënë vazhdimësi ecurisë me fitore.

Ndërkohë, Partizani do të ndeshet me Kukësin, në një përballje që për momentin vlen vendin e dytë dhe do të përcaktojë ndjekësin më të afërt të Vllaznisë kryesuese.

Shkodranët nga ana e tyre do të presin në shtëpi Skënderbeun, ndërsa mjaft interesante është edhe sfida ndërmjet Kastriotit me Laçin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos