Dy teksanë nën akuzë, tentuan t’i shisnin 50 milionë maska “fantazëm” një qeverie

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 17:55 | Bota
Dy teksanë nën akuzë, tentuan t’i shisnin 50 milionë

Departamenti Amerikanë i Drejtësisë njoftoi se dy teksanë janë vënë nën akuzë pasi tentuan të shisnin 50 milionë maska fytyre që nuk ekzistonin një qeverie të huaj.

Sipas akuzës, Paschal Ngozi Eleanya dhe Arael Doolittle mashtruan një qeveri, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, për një transaksion që arrinte 317 milionë dollarë, për të gjithë ngarkesën e pajisjeve mjekësore.

Përmes ndërmjetësit të tyre, dyshja dyshohet se negocioi një çmim  për maskat që ishte pesë herë më i lartë se çmimi i vendosur nga prodhuesit. Të dy prisnin të merrnin personalisht deri në 275 milionë dollarë si rezultat i skemës mashtruese,

Por autoritetet ndërprenë shitjen përpara se ajo të mund të përfundonte.

Nëse dënohen, Doolittle dhe Eleanya mund të përballen me një dënim 25 vjet burg dhe një gjobë 250,000 dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos