Dy tërmete të forta trondisin Greqinë dhe Italinë

Nga A2 CNN
31 Gusht 2021, 08:02 | Ballkani
Dy tërmete të forta trondisin Greqinë dhe Italinë

Dy tërmete të forta kanë tronditur dy vendet tona fqinjë duke u gdhirë dita e sotme. Një tërmet me magnitudë 4.4 u regjistrua në Greqi, në brigjet e Peloponezit, pranë Korintias pak pas mesnatës. Epiqendra e tij ishte në një thellësi prej rreth 10 km.

Tërmeti u ndje deri në Athinë. Aktualisht, nuk ka asnjë lajm për dëme në njerëz apo sende.

Një tjetër tërmet i fortë, me magnitudë 4.8 u regjistrua edhe në Itali. Sizmiologët e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë thanë se tërmeti ra në zonën e Palermos në orën 06:14 të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ishte e vendosur në det, në brigjet Cefalù.

Tërmeti u ndje nga popullata veçanërisht në zonën Madonie, por edhe në kryeqytet shumë u zgjuan nga lëkundjet. Pati shumë thirrje për zjarrfikës, por deri tani nuk është raportuar për dëme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos