Një sasi e madhe kokaine, e cila dyshohet të jetë më shumë se 1 ton, është kapur nga policia e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim edhe me policinë italiane në fshatin Krushopek, Shkup.
Sipas mediave maqedonase, dyshohet se droga ka ardhur nga Amerika Latine dhe është future nga Mali i Zi, ndërsa kishte si destinacion Slloveninë.
Mësohet se të paktën 3 persona janë vënë në pranga nga ky operacion.

(A2 Televizion)