All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Subvencionimi i fermerëve, u thirrën për aplikim online, por procesi nis me bllokim

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2022, 16:07 | Aktualitet
Subvencionimi i fermerëve, u thirrën për aplikim online, por
All - Paragraf - 1

Ka nisur me bllokim procesi i aplikimit online për subvencionimin e fermerëve në bashkinë e Gjirokastrës. Kjo si pasojë e mungesës së sistemit ku bëhet aplikimi. Vetë fermerët e shumtë që kanë qenë të interesuar të aplikojnë që në ditën e parë e pohojnë këtë fakt, teksa ishin në pritje në zyrat e aplikimit.

Nga ana tjetër, Koordinatori i AZHBR për rajonin jugor, Halil Leskaj bën me dije se është e vërtetë që ka pasur problem me sistemin, por afatet janë deri në një muaj dhe nuk ka vend për panik.

All - Paragraf - 3

Këtë vit, fermerët do të aplikojnë për subvencion në tri skema, atë të bagëtive të imëta, të gjedhëve dhe të naftës pa akcizë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos