
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Flamur Kapllani, është zgjedhur nënkryetar i kësaj gjykate.
Zgjedhja e Kapllanit është bërë nga mbledhja e gjyqtarëve dhe ai ka një mandat 3-vjeçar pa të drejtë përsëritjeje.
Deri sot këtë detyrë e mbante Petrit Çomo, të cilit i përfundoi mandati. Për shkak se gjykata e Tiranës aktualisht nuk ka drejtues, Kapllani ka edhe atributet e kryetarit. (A2 Televizion)