
Fundi i variantit Omicron të koronavirusit, po ndihet edhe në spitale. Mjekët raportojnë përgjysmim të shtrimeve dhe urgjencave ditore. Ndërsa spitali infektiv po boshatiset për t’iu nënshtruar rikonstruksionit.
Sinjalet për fundin e variantit “Omicron” tashmë po jepen dhe nga spitalet. Pas një periudhë te gjatë me numër të lartë shtrimesh dhe vdekjesh nga koronaviruisi, në pavijonet Covid është përgjysmuar numri i pacientëve dhe urgjencat ditore.
Aktualisht, 70 pacientë po marrin shërbim në spital, thuajse të gjithë janë të pavaksinuar dhe të moshave mbi 50 vjeç.
Me përmirësimin e situatës, shërbimi ndaj pacientëve me koronavirus do të përballohet nga Covid 3 në QSUT. Spitali Infektiv po boshatiset, jo vetëm nga pacientët, por edhe nga pajisjet mjekësore, për t’ iu nënshtruar së shpejti projektit të rikonstruksionit. (A2 Televizion)