All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Hakmarrja serbe, i hiqet licenca kompanisë minerare australiane, disa ditë pas deportimit të Djokovic

Nga A2 CNN
21 Janar 2022, 11:30 | Sporte të tjera
Hakmarrja serbe, i hiqet licenca kompanisë minerare australiane, disa
All - Paragraf - 1

Serbia i ka hequr licencën kompanisë minerare australiane Rio Tinto, një javë pasi Australia largoi tenistin Novak Djokovic nga turneu “Australian Open”.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, tha se qeveria e saj është dakord me protestuesit që duan të mos vijojë projekti i litiumit prej 2,4 miliardë dollarësh, që do ta bënte kompaninë australiane një nga 10 prodhuesit më të mëdhenj të këtij minerali, që është thelbësor për bateritë e makinave elektrike.

https://a2news.com/2022/01/16/skandaloz-kryeministrja-e-serbise-reagon-ashper-per-deportimin-e-djokovic-nga-australia/
All - Paragraf - 3

“Të gjitha vendimet dhe licencat janë anuluar. Ai projekt është mbyllur”, tha Brnabic.

Miniera në Jadar parashikohej që të prodhonte mjaftueshëm litium për të furnizuar 1 milion makina elektrike. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos