Paralajmërimi i Australisë për pilotët e F1: Duhet të jeni të vaksinuar që të merrni pjesë në garë

Nga A2 CNN
23 Janar 2022, 15:11 | Sporte të tjera
Paralajmërimi i Australisë për pilotët e F1: Duhet të

Pilotët e Formula 1 janë paralajmëruar se do të përjashtohen nga Çmimi i Madh i Australisë nëse nuk janë të vaksinuar kundër Covid-19.

Organizatorët e garës së tretë sezonale të Botërorit të këtij viti nuk duan që të përsëritet e njëjta histori si me Novak Djokovic, të cilit iu anulua viza në prag të Australian Open.

https://a2news.com/2022/01/16/gjykata-e-apelit-ne-australi-konfirmon-anulimin-e-vizes-per-novak-djokovic/

Sipas “The Mirror”, autoritetet e garës ia kanë bërë tashmë të qartë pilotëve që nuk do të lejohen të garojnë pa vaksinë. Drejtori ekzekutiv i Çmimit të Madh, Andreë Ëestacott, këmbëngul se rregullat janë të qarta dhe të gjithë garuesit dhe stafet e ekipeve duhet të kenë marrë dozat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos