Çmimi i energjisë, shoqëria civile propozim qeverisë për statusin e klientit në nevojë

Nga A2 CNN
31 Janar 2022, 17:27 | Aktualitet
Çmimi i energjisë, shoqëria civile propozim qeverisë

Juristë dhe aktivistë të shoqërisë civile dorëzuan në Këshillin e Ministrave draft propozimin për të pajisur me statusin “klient në nevojë” qytetarët që nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike.

Me këtë propozim, qeveria duhet të marrë angazhimin për 50 kilovatë në muaj për të gjitha kategorinë në nevojë që janë, personat me aftësi të kufizuar që nuk kanë të punësuar të tjerë në familje, familjet me ndihmë ekonomike, pensionistët dhe jetimët”, tha juristi Adriatik Lapaj.

Grupi iniciator i protestave kundër rritjes së çmimit të energjisë nënvizoi se kostoja për buxhetin e shtetit është e përballueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos