Dëmet nga tërmeti në Tiranë, Prokuroria mbyll hetimet për 7 ish-zyrtarë të Urbanistikës

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2021, 11:51 | Kronikë
Dëmet nga tërmeti në Tiranë, Prokuroria mbyll hetimet

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin për 7 ish-zyrtare, të vënë nën akuzë lidhur me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Të pandehur për akuzën e "shpërdorimit të detyrës" janë dërguar 5 ish-zyrtarë të zyrës së urbanistikës Farkë, mes të cilëve ish-drejtuesi i zyrës Viron Çipi. Të pandehur janë marrë edhe 2 ish-inspektorë të Urbanistikës, si edhe një kompani ndërtimi si person juridik.

Sipas prokurorisë, të dyshuarit kanë shpërdoruar detyrën në lejimin e një ndërtimi me një kolonë mangët nga projekti, ndërsa në një rast tjetër kanë lejuar një ndërtim në mungesë të dokumentacionit.

Dosja në ngarkim të tyre është depozituar në gjykatë në pritje të shqyrtimit paraprak. Kjo dosje është vetëm një fraksion i gati 30 të proceduarve nga Prokuroria e Tiranës  lidhur me pasojat e tërmetit të vitit 2019. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos