Dhunohet Kisha e Shën Marisë në fshatin Vodicë të Kolonjës. Sipas punonjësve persona të papërgjegjshëm kanë hapur një gropë mbi 6 metra të thellë dhe 1 metër të gjerë te vendi i Pagëzimit të kësaj kishe. Sipas të dhënave, paraprake gërmimet janë bërë me qëllim për të zbuluar objekte ari.
Kjo nuk është hera e parë që dhunohen objektet e kultit në Ersekë.
Sipas informacioneve nga policia, kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes në bashkëpunim me prokurori e rrethit gjyqësor Korçë. (A2 Televizion)