
Gushti i këtij viti duket se ka rikthyer normalitetin në Portin e Vlorës. Pas një periudhe gati dy vjeçare, ku për shkak të pandemisë, linjat e trageteve punonin vetëm me mallra, në port është rikthyer fluksi i zakonshëm i punës me pasagjerë.
Gjatë kësaj periudhe rreth 20.000persona kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa rreth 6500 janë larguar drejt Italisë.
Fluksi është i ngjashëm me verën e vitit 2019-të, para pandemisë.
Aktualisht për tju përgjigjur fluksit, tragetet e linjës janë duke punuar edhe jashtë grafikut me kapacitet të plotë. (A2 Televizion)