Dybala-Morata kthejnë Juven te fitorja

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2021, 22:42 | Futboll
Dybala-Morata kthejnë Juven te fitorja

Pas humbjes së rëndë në Torino ndaj Atalantës me rezultatin 2-0, Juventus kthehet menjëherë te fitorja në Serinë A, duke mposhtur në transfertë Salernitanën e vendit të fundit.

Bardhezinjtë shënuan nga një gol në çdo pjesë, për të marrë 3 pikë që i japin frymëmarrje dhe e ngjisin në vendin e gjashtë, me pikë të barabarta me Fiorentinën (24).

Paulo Dybala (21’) dhe Alvaro Morata (70’) ishin autorët e golave për ekipin e drejtuar nga Massimiliano Allegri, ndërkohë që Dybala humbi edhe një 11-metërsh në sekondat e fundit të sfidës.

Në ndeshjet e tjera të Serisë A të luajtura sot, Atalanta shkatërroi 4-0 Venezian, me një tregolësh të Mario Pasalic; Fiorentina mposhti 3-1 Sampdorian; ndërsa Verona nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Cagliari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos