Leo Messi fiton për herë të shtatë Topin e Artë

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2021, 21:58 | Futboll

Leo Messi është fituesi i Topit të Artë, për herë të shtatë në karrierë.

Argjentinasi mposhti konkurrencën e Robert Lewandowski, Jorginho, Benzema dhe Kante.

“Është e pabesueshme që jam sërish këtu. Para dy vitesh thashë që këto janë vitet e mia të fundit të karrierës dhe tani jam përsëri këtu. Jam shumë i lumtur dhe me dëshirë për të përballuar sfida të reja”, tha në fjalën e tij Messi.

“Dua të falënderoj shokët e mi te Barcelona, te PSG, por veçanërisht shokët te kombëtarja argjentinase. Më mungonte diçka dhe këtë vit arrita ta fitoj (trofeu i parë me Argjentinën). Ky Top i Artë vjen për mua për shkak të asaj që arritëm së bashku me Argjentinën, kështu që ia dedikoj shokëve të kombëtares”, shtoi Messi.

Në fund të fjalës së tij, argjentinasi nuk harroi as Robert Lewandowskin: “Është nder i madh për mua që konkurrova me Robert. Vitin e kaluar ti ishe fituesi i këtij çmimi dhe mendoj se duhet të ta jepnin”.

https://a2news.com/2021/11/29/kerkesa-e-messit-per-france-football-topin-e-arte-duhet-tia-jepni-edhe-lewandowskit/

Në ceremoninë e sotme u ndanë edhe këto çmime: (A2 Televizion)

  • Çmimin "Kopa" si lojtari i ri më i mirë i vitit e mori mesfushori i Barcelonës, Pedri, i cili la pas lojtarin e Borussia Dortmund, Jude Bellingham dhe atë të Bayern Munchen, Jamal Musiala.
  • Robert Lewandowski fitoi çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit, çmim që revista "France Football" e jep për herë të parë këtë vit.
  • Gianluigi Donnarumma fitoi çmimin Yashin, si portieri më i mirë i vitit.
  • Chelsea u shpall ekipi i vitit, një tjetër çmim që "France Football" e jep për herë të parë.
  • Fituesja e Topit të Artë për femra është Alexia Putellas, futbolliste e Barcelonës.

A2 CNN Livestream

Latest Videos