Kërkesa e Messit për “France Football”: Topin e Artë duhet t’ia jepni edhe Lewandowskit

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2021, 22:27 | Futboll
Kërkesa e Messit për “France Football”: Topin e Artë

Leo Messi, fituesi i Topit të Artë për herë të shtatë në karrierë, në fjalimin e tij menjëherë pas marrjes së trofeut, i kërkoi revistës “France Football” që edhe Robert Lewandowski ta marrë këtë çmim.

“Është nder për mua që të konkurroj me Robert (Lewandowski). Vitin e kaluar ishte ai fituesi i Topit të Artë dhe “France Football” duhet të ta japë këtë trofe. Ishe fitues me meritë, duhet ta kesh edhe ti në shtëpi këtë çmim”, tha Messi.

Vitin e kaluar, për shkak të pandemisë, “France Football” nuk e dha Topin e Artë. Bayern Munchen fitoi gjithçka të mundshme, me sulmuesin polak udhëheqësin e ekipit dhe lojtarin më të spikatur. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/29/zbulohet-fituesi-i-topit-te-arte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos