Qytetarët durrsakë thyejnë urdhrin e izolimit në fundjave, dynden në vijën bregdetare.
Pavarësisht urdhrit 48 orësh të izolimit, dhjetëra qytetarë janë dyndur në plazhin e Durrësit, duke përfituar nga temperaturat e përshtatshme të kësaj periudhe.
Siç mund të vihet re edhe nga pamjet, distancimi social është po ashtu problematik dhe udhëzim i rënë në vesh të shurdhër sa i takon zbatueshmërisë në qytetin bregdetar.
Më korrekt në zbatimin e urdhëresave ishin gjyshërit, të cilët zbarkuan paraditen e sotme në rrugët e qytetit dhe në vijën bregdetare, duke qenë po ashtu korrekt dhe me oraret e përcaktuara.
Pamjet i përkasin pasdites së sotme, ku xhiroja e qytetarëve vijon sikur të ishim në një ditë normale. Pavarësisht gjobave të shumta të aplikuara dhe nëpërmjet dronëve policor, qytetarët duken të pabindur në këtë drejtim. (A2 Televizion)