
Një pacient me masë mjekësore “Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”, vendim i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ka humbur jetën sot në spitalin e Lezhës, pasi ka nisur të ndihet keq në ambientet e përshtatura për këta persona në burgun e Shënkollit.
53-vjeçari Besnik Spaho ishte dënuar në vitin 2015 me akuzën për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare mbetur në tentativë. Mjeku i burgut ka njoftuar në orën 15:48 se pacienti po ndihej keq.
Në orën 16:05, i transportuar nga ambientet e institucionit, ka mbërritur në spitalin rajonal të Lezhës, ndërkohë që është shpallur i vdekur në orën 16:15.
Si shkak i vdekjes dyshohet arresti kardiak. (A2 Televizion)