Përplasen 3 makina në autostradën Lezhë-Milot

Nga A2 CNN
2 Prill 2022, 14:25 | Kronikë
Përplasen 3 makina në autostradën Lezhë-Milot

Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën pranë kryqëzimit të Shëngjinit, në autostradën Lezhë-Milot.

Dy makina, një Audi dhe një Mercedes Benz, janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas me trafikndarësen e një pike karburanti aty pranë. Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por të dy mjetet janë shkatërruar thuajse plotësisht në pjesën e përparme.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos