Dyshohet se përhapi koronavirusin, epidemia nuk prek restorantet që shërbejnë lakuriq nate

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2020, 13:23 | Bota
Dyshohet se përhapi koronavirusin, epidemia nuk prek restorantet që

Restorantet që shërbejnë pjatën tradicionale aziatike me mish lakuriqi nate, nuk janë prekur nga frika e koronavirusit. Bizneset në Manado të Indonezisë vijojnë punën normalisht, edhe pse ka dyshime të forta se virusi është transmetuar tek njeriu nga një treg kafshësh ekzotike në Kinë.

Mediat ndërkombëtare, duke cituar ekspertë të ndryshëm, kanë raportuar se koronavirusi ka ardhur nga lakuriqët e natës, gjarpërinjtë dhe së fundmi nga një kafshë aziatike të quajtur pangolins.

E gatuar me erëza dhe qumësht arre kokosi, pjata tradicionale lokale e quajtur “paniki” është shumë e njohur në vendet aziatike. Në disa pjesë të Indonezisë mendohet se mishi i lakuriqit të natës shëron disa sëmundje.

Koronavirusi është përhapur në dhjetëra shtete të botës, por sipas raportimeve zyrtare nuk është regjistruar asnjë rast në Indonezi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos