Kina në ditën e dytë të punës, panik pas 1016 viktimave nga koronavirusi

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2020, 08:38 | Bota
Kina në ditën e dytë të punës, panik pas 1016 viktimave

Koronavirusi numëron zyrtarisht 1016 viktima në Kinë me 108 rastet e reja që iu shtuan listës në 24 orët e fundit.

Virusi nuk po tremb vetëm Kinën, por edhe 24 vende të tjera anembanë globit që kanë regjistruar të infektuar, të cilët janë përfshirë në marrjen e masave drastike me ndërprerjen e çdo komunikimi me vendin e lindjes.

Italia, gjatë takimit të djeshëm ministror ndërpreu çdo kontakt dhe përforcoi masat e sigurisë dhe karantinës.

Kinezët ndërkohë, që i drejtohen sot ditës së dytë të punës, nuk janë aspak të qetë, pavarësisht thirrjeve të presidentit Jingpin se përhapja e virusit nuk tejçohet lehtësisht tek njerëzit. Në fakt, gjatë javës së fundit është ulur ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos