
Presidenti I Kinës, Xi Jinping, është shfaqur për herë të parë në publik që prej shpërthimit të epidemisë nga koronavirusit. Ai mbante një maskë mbrojtëse ndërsa iu nënshtrua matjes së temperaturës së trupit. Ky zhvillim ndodhi gjatë inspektimit të një qendre për parandalimin dhe kontrollimin e sëmundjeve në një zonë të Pekinit.
Presidenti, sipas asaj që raporton Xinhua, “ka kërkuar informacione për parandalimin e epidemisë në fazat e para të sajë dhe për mënyrat e mbrojtjes. Në bazë të pamjeve të publikuara, Xi Jinping ka përshëndetur dhe disa punonjës të komunitetit. (A2 Televizion)