Dzeko apo Lukaku në finale për Interin? Përgjigjet Inzaghi

Nga A2 CNN
5 Qershor 2023, 15:26 | Futboll
Dzeko apo Lukaku në finale për Interin? Përgjigjet Inzaghi

Na ndajnë vetëm 5 ditë nga finalja e madhe e Stambollit ku Interi do të përballet me Manchester City për trofeun e Ligës së Kampioneve dhe në shtëpinë zikaltër ka pasur sot një konferencë për mediat.

Në konferencën për shtyp trajneri Simone Inzaghi nuk mundi t’i shpëtonte pyetjes se cili midis sulmuesve Dzeko apo Lukaku do të veshë fanellën e titullarit, për të forumuar dyshen me Lautaro Martinez në finale.

Ishte një rrugëtim i gjatë, i cili filloi me shortet e verës që nuk ishin me fat. Stafi dhe ekipi folëm menjëherë për të, thamë se mund të bënim një rrugëtim të mirë. Tani jemi në finale, ishte një rrugëtim i madh që filloi vitin e kaluar. Dzeko apo Lukaku? Nuk e kam vendosur. Nuk vendos në gjysmë të rrugës, nuk kam vendosur as për mbrojtjen. Tani, si në dy muajt e fundit, kam mundësinë të zgjedh. Është gjëja më e mirë që mund të ketë një trajner", tha ai.

Sa i përket shanseve të Interit për ta fituar këtë finale përballë City-t që mbetet ekipi më në formë i momentit, Inzaghi tha se nuk është shumë i zoti për të folur me përqindje.

Përqindjet? "Unë nuk jam shumë i zoti që t’ju jap një shifër. Ne e dimë se do të takojmë ekipin më të fortë në botë, i cili ka fituar Premier League pesë herë në gjashtë vitet e fundit. Do të duhet të jemi të kujdesshëm për të luajtur si ekip. E dimë se do të përballemi me më të mirët, me një skuadër fantastike dhe një trajner që shënoi një epokë”, u shpreh tekniku zikaltër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos