E aksidenton për vdekje dhe largohet, gjendet një viktimë e paidentifikuar në aksin Elbasan-Peqin

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2022, 11:45 | Kronikë
E aksidenton për vdekje dhe largohet, gjendet një viktimë e

Një person i paidentifikuar është gjetur i pajetë në rrugë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paper.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos