
Analisti Ben Andoni u shpreh në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN se e ardhmja nuk janë dy partitë e mëdha në vend, PS e PD. Teksa u fol për krizën në partinë më të madhe opozitare në vend, ai theksoi se aleatët tashmë duhet të investojnë në partitë e tyre.
“Të dy aleatët janë në pozicion aspak të favorshëm, pasi janë investuar shumë dhe kjo situatë i dëmton jashtëzakonisht. Zoti Duka ka një kauzë të jashtëzakonshme, e cila është kauza e të ardhmes të vendeve të Ballkanit pasi lidhet me mjedisin. Kjo gjendje në PD, unë besoj se mosrespekti që është në PD për institucionin, të bën të mendon se kriza do të mbartet edhe pas 18 dhjetorit.
Ndoka ka një hapësirë të jashtëzakonshme me kauzën e vetë, e cila përfshin një fashë popullsie që do të ndajë fatet e veta, nuk mund të mbartet te PD, tani këto fasha kanë nevojë për shikimin realisht të vendit tonë, pasi jemi në dekadën e tretë të shekullit të 21.
Aleatët kanë momentin më të mirë për të parë partitë e tyre dhe të investojnë te partitë e tyre. E ardhmja nuk është më as për Partinë Demokratike, por as te Partia Socialiste, pasi nuk i përfaqësojnë më shqiptarët. Këto dy parti kanë një zhgënjim të jashtëzakonshëm te njerëzit”, u shpreh analisti Ben Andoni. (A2 Televizion)