Akuzat e Metës ndaj Bashës, PD: Mashtrimi dhe diversioni, mjetet e tij të zakonshme

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2021, 20:08 | Politikë
Akuzat e Metës ndaj Bashës, PD: Mashtrimi dhe diversioni, mjetet e tij

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratave të forta të presidentit Ilir Meta, i cili më herët deklaroi se Lulzim Basha i ishte lutur që të anulonte zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Sipas PD, presidenti përmes mashtrimeve kërkon të përçajë Partinë Demokratike për të zgjidhur hallet e tij.

“Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij”, shkruhet në reagimin e PD. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos