Buxheti 2022 për biznesin e vogël, Rama: Fond të posaçëm për trajnimin e personelit

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2021, 19:00 | Politikë
Buxheti 2022 për biznesin e vogël, Rama: Fond të

Biznesi i vogël në vend do të ketë mundësinë e trajnimit të stafit, e për këtë do të alokohet një fond i posaçëm në buxhetin e shtetit.

Para përfaqësuesve të biznesit të vogël, kryeministri foli për një zë të veçantë në buxhet që do të shërbejë vetëm për kualifikimin e stafit.

“Bizneset do të paraqiten me emra kandidatësh për vendet e punës, por që kanë nevojë për kualifikim. Atëherë, mbështetja për kualifikim do të bëhet drejtpërdrejt pranë bizneseve. Dhe biznesi që merr fondin, duhet të bëjë dhe kualifikimin përkatës”, u shpreh Rama.

Në prezantimin e buxhetit 2022 për biznesin e vogël, kryeministri solli përherë të parë dhe idenë e punësimit dhe  bashkëpagimit mes shtetit dhe biznesit të personave që marrin ndihmë ekonomike.

“Të kërkojmë nga biznesi aleancë për të punësuar njerëz që janë në ndihmë ekonomike duke ia kaluar si pjesë të pagës ndihmën ekonomike. Që do të thotë, nëse kemi një pagë minimale që shkon në 32 mijë lekë, atëherë një pjesë të kësaj page e paguajmë ne dhe pjesën tjetër biznesi”, shtoi Rama.

Edhe pse nuk ua dëgjoi kërkesat, sipërmarrësve të biznesit të vogël kreu i qeverisë u garantoi se nuk do t’i tatojë deri në vitin 2029. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos