Meksikania Vanessa Ponce de Leon u kurorëzua si vajza më e bukur në “Miss World 2018”.
Edicioni i 68 i “Miss World” u mbajt në qytetin bregdetar kinez, Sanya, ku bukuroshja meksikane triumfoi mes shumë vajzave nga e gjithë bota, ndërsa pas saj u rendit 20-vjeçaren tajlandeze Nicolene Pichapa Limsnukan.
26-vjeçarja nga Meksika, përveçse tejet e bukur është edhe një vajzë me zemër të madhe. Ajo është e diplomuar për biznes, ndërsa është vullnetare për “Migrantes en el Camino”. Gjithashtu, Vanessa Ponce de Leon është edhe pjesë e bordit në një qendër rehabilitimit për vajzat.
“Nuk mund ta besoj. Mendoj se të gjitha vajzat e meritonin këtë çmim. Jam krenare që i përfaqësoj të gjitha”, u shpreh 26-vjeçarja pas kurorëzimit. (A2 Televizion)