E denoncuan qytetarët, arrestohet 32-vjeçari në Velipojë që ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit

Nga A2 CNN
22 Tetor 2020, 15:38 | Kronikë
E denoncuan qytetarët, arrestohet 32-vjeçari në Velipojë

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga fshati Gomsiqe e Re të Velipojës, pasi ushtronte në mënyrë të paligjshme në lokal aktivitetin e lojërave të fatit. Arrestimi i tij u krye në bazë të raportimeve të ardhura nga qytetarët në Komisariatin Digjital.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të goditjeve të vazhdueshme ndaj organizmit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, bazuar dhe në raportimet e ardhura nga qytetarët në Komisariatin Dixhital, për një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, kanë ushtruar kontroll në lokalin e shtetasit A. P., në fshatin Gomsiqe e Re, Velipojë, Shkodër”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 makineta, një tavolinë, çipsa dhe letra bixhozi që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos