Transportonin klandestinë, kapen në Pogradec dy të rinj nga Kosova

Nga A2 CNN
22 Tetor 2020, 13:08 | Kronikë

Dy të rinj janë vënë në pranga, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Në pranga ranë Lirim Osmanaj, 21 vjeç dhe Fillim Sinanaj, 32 vjeç, banues në Prizren, Kosovë.  

Të rinjtë u kapën në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetet tip "Volkswagen" dhe "Audi", 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos