Bëri për spital bashkëjetuesen, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
22 Tetor 2020, 11:20 | Kronikë
Bëri për spital bashkëjetuesen, arrestohet 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia në kryeqytet, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.

Policia bën të ditur se personi i arrestuar është shtetasi R. C., 47 vjeç, i cili në rrugën “Marko Borçari”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me sende të forta bashkëjetuesen e tij, e cila është dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Në një tjetër ngjarje në Tiranë është vënë në pranga një 36-vjeçar, i cili në gjendje të dehur ka ofenduar, kërcënuar dhe ka tentuar të godasë me thikë babanë dhe vëllanë e tij, në banesën e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos