E goditën 20 herë me thikë, 3 persona nën hetim për vrasjen e 23-vjeçarit

Nga A2 CNN
31 Korrik 2020, 20:40 | Kronikë
E goditën 20 herë me thikë, 3 persona nën hetim për

Tre persona po heton grupi hetimor në lidhje me vrasjen e Regis Runajt në Elbasan, mbrëmjen e së mërkurës.

Pas sekuestrimit të telefonit të Runajt, policia po heton faktin nëse këta 3 persona mund ta kenë nxjerrë në pritë ose jo 23-vjeçarin.

Ndërkohe, burime për A2 thanë se telefoni i Runajt ishte në përgjim prej 6 muajsh, çka mendohet se do të jetë më e lehtë për të zbardhur ngjarjen.

Runaj u godit mbi 20 herë me thikë dhe u hodh në një rrugë qorre pranë varrezave publike. Runaj ka qëndruar rreth dy orë aty, derisa një kalimtar i rastit ka njoftuar policinë se para tij ishte një trup i pajetë i mbuluar në gjak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos