
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër finalizoi me sukses një operacion policor të koduar “Tërnova”, gjatë së cilit u sekuestruan armë zjarri dhe lëndë narkotike dhe u arrestuan 3 persona.
Kështu në fshatin Tërnovë u arrestua R. I., 42 vjeç, i cili u kap në automjetin "Land Rover", duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë dhe 11 fishekë.
Po në vijim të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili qarkullonte në mjet me shtetasin R.I, pasi u kap me një sasi të vogël lëndë narkotike. Ky shtetas dyshohet se merrej me veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve narkotike.
Në Mat është vënë në pranga shtetasi A. P., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar se kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij. (A2 Televizion)