"E hudha votën e plakut", përgjimet e reja të dosjes 339

Nga A2 CNN
30 Korrik 2020, 20:08 | Kronikë
"E hudha votën e plakut", përgjimet e reja të dosjes

Përgjimet telefonike kanë nxjerrë zbuluar faktin se në disa qendra votimi të Shijakut në vitin 2017 ishte votuar për persona që nuk ishin në Shqipëri ditën e zgjedhjeve. Në përgjimet e papublikuara të dosjes 339, në fraksionin për komisionerët zgjedhorë të akuzuar nga SPAK,  protagonist është Altin Avdyli, personazhi i njohur me emrin “Niçja”.

Në një bisedë të datës 25 qershor, Niçja flet me një person me emrin Shpëtim, që sipas prokurorisë ditën e zgjedhjeve ka votuar për babanë e tij në Itali.  

Shpëtim M.: O Niçe.

Niçja: Hë Timo.  

Shpëtim M.: Ktu o vlla jom, ktu jom mos ki merak fare, këtu jemi.

Niçja: Po si do dalim atje mo ja q... m...

Shpëtim M.: Kismet zotit se nuk dalim me humbje shumë jo. Do fitojmë ma merr mendja, do fitojmë. E hudha votën e plakut që o në Itali. Këta gjaku im e miqtë e mi ça janë gjithë këta.

Niçja: Aman o Tim, shife vetë aman.

Shpëtim M.: Iktu është vllai jot, vetëm ujë kena pi, këtu do rrimë deri, a kupton. 

Në një tjetër bisedë, Niçja komunikon me një tjetër person, ku flitet për shpërndarje parash. 

Niçja: Hë Llan, ku je?

Artan Xh.: O Niçe, këta këtu në Radë janë tu u tall me robt.

Niçja: Kush?

Artan Xh.: Këta kanë marrë lekët e japin nga një pesëdhjetëshe dhe justifikojnë veten... jo vëzhguesit e gjona.

Niçja: Hajde se e rregulloj unë tashi.

Artan Xh.: Jo o burrë, se o gjynof.

Sipas prokurorëve të SPAK, komisionerët e tri qendrave të votimit në Shetel dhe Rubjek në Shijak me dijeni të plotë kanë lejuar votimin nga persona të tjerë për 52 persona që ditën e zgjedhjeve nuk ndodheshin në Shqipëri.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/05/27/zbardhet-dosja-339-1-12-persona-nen-akuze-ska-hetime-per-zgjedhjet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos