
Palombarët e RENEA kanë arritur të gjejnë, pas shumë orësh kërkime, trupat e pajetë të dy personave të mbytur një ditë më parë në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat të Shkodrës.
Ngjarja e rëndë është regjistruar ditën e djeshme rreth orës 15:00 kur dy personat DH.A 39 vjeç dhe F.P 14 vjeç hynë në lumë për t’u freskuar për të mos dalë më prej aty.
Menjëherë në vendngjarje shkuan palombarët e RENEA të cilët i ndërprenë kërkimet në darkë për t’i rifilluar mëngjesin e sotëm kur gjetën dhe trupat e pajetë. (A2 Televizion)