E harruar, e mbuluar nga pluhuri dhe aromat e gatimit familjar, për shekuj të tërë. Por një pikturë që ndodhej prej gjeneratash në një familje franceze, dhe që për ato kishte thjesht vlerë afektive, u zbulua si një nga kryeveprat më të rëndësishme të zbuluara të artit francez dhe u shit dje për një shifër marramendëse.
Bëhet fjalë për pikturën e quajtur “Filozofi lexues” i mjeshtri francez Jean-Honoré Fragonard, e pikturuar rreth vitit 1768.
Një nga kryeveprat më të rëndësishme të zbuluara të artit francez, dhe u shit dje për një shifër marramendëse Bëhet fjalë për pikturën e quajtur “Filozofi lexues” i mjeshtri francez Jean-Honoré Fragonard, e pikturuar rreth vitit 1768. E harruar për shekuj të tërë Fragonard cilësohet si nga mjeshtrit e stilit Rococo, dhe veprat e tij më të njohura, të pikturuara si në një ëndërr dhe me tematika erotike, ndodhen në muzetë më të njohur Fillimisht piktura mendohej të shitej pë rreth 1.5 milion euro, por interesi ishte tejet i madh, dhe piktura arriti shifrën e 7.8 milionë euro Disa nga veprat e Fragonard
Piktura u zbulua rastësisht nga një ekspert ankandesh që duhet të vlerësonte sendet e një apartamenti në qytetin e Eparnay dhe familja as nuk e kishte renditur të sendet me vlerë. Por dyshimet e profesionistit rezultuan fatlume dhe analiza specifike zyrtarizoi zbulimin e madh.
Fragonard cilësohet si nga mjeshtrit e stilit Rococo dhe veprat e tij më të njohura, të pikturuara si në një ëndërr dhe me tematika erotike, ndodhen në muzetë më të njohur të botës. Vepra e filozofit është nga veprat e fundit të piktorit, dhe tregon periudhën më meditative edhe pse “energjia e penelit të tij është njëjta”, sipas kritikëve.
Fillimisht piktura mendohej të shitej për rreth 1.5 milion euro, por interesi ishte tejet i madh dhe piktura arriti shifrën e 7.8 milionë euro. (A2 Televizion)