Ping-pong me lejet: Sezoni ka nisur, por ende s’ka përfunduar "ndarja" e bregdetit

Nga A2 CNN
27 Qershor 2021, 14:28 | Aktualitet
Ping-pong me lejet: Sezoni ka nisur, por ende s’ka përfunduar

“Punë ndarje shezlonësh. Shteti është duke i ndarë. Vjet i kam pasur unë. Sivjet ja kanë dhënë këtij zotërisë, dhe këtë vit i kam thonë do të presim sepse i kam në proces edhe unë. Ai ka marrë të vjetshmet”. Kështu shprehet babai i vëllezërve Gocaj që mbetën të vrarë pas një konflikti për shezlonët në zonën e plazhit në Velipojë. Policia e Shkodrës ende po punon për të zbardhur ngjarjen, por çfarë parashikon ligji për ndarjen e zonave të plazhit? .

Sipas legjislacionit në fuqi është Agjencia Kombëtare e Bregdetit, institucioni përgjegjës për dhënien në përdorim të hapësirës së plazhit që ka një afat nga 1 deri në 5 vjet. Ky ligj parashikon që për hotelet dhe restorante që janë struktura të qëndrueshme të lidhin një kontratë 5-vjeçare. Më të avantazhuara për të siguruar një leje për shfrytëzimin e zonës së plazhit janë subjektet që ofrojnë edhe strukturë akomoduese për pushuesit, por edhe restorantet apo baret me një kapacitet prej 20 tavolinash ose më shumë.

A2 CNN kontaktoi me Ministrinë e Turizmit që nuk pranoi të jepte një pronocim pa mbaruar hetimet, ndërsa theksoi se lejet për shfrytëzimin e plazhit janë endë duke u shqyrtuar, pasi subjektet e interesuara kanë aplikuar në portalin E – albania.

Agjencia Kombëtare e bregdetit nis kontrollet për zbatimin e rregullave menjëherë pasi subjektet, pas miratimit për përdorimin e zonës së plazhit, lidhin kontratën me bashkinë dhe ku paguajnë tarifën që përcaktohet në ligj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos