
Barcelona arriti të kualifikohet me vështirësi për në çerekfinalet e Kupës së Mbretit.
Katalanasit fituan me përmbysje ndaj Rayo Vallecano, falë golave të Messi dhe De Jong, në pjesën e dytë.
Trajneri Ronald Koeman ishte shprehur para ndeshjes se Kupa ishte rruga më e shkurtër për Barcelonën për të fituar një trofe këtë sezon dhe për këtë arsye nuk kurseu Messin nga fillimi. Në formacion kishte më shumë titullarë sesa rezerva, por gjithsesi, kualifikimi u arrit me vështirësi.
Tashmë, Barça pret të premten shortin e çerekfinaleve të Kupës së Mbretit, për të mësuar kundërshtarin e radhës. (A2 Televizion)