
Premier League e këtij viti meriton vërtetë kreditë, sepse sjell surpriza çdo javë. Por rezultati i ndodhur në Old Trafford natën e sotme, vërtet nuk mund të parashikohej. Pas 48 vitesh, Sheffield United, ekipi që deri më tani kishte marrë vetëm 5 pikë dhe udhëhiqte renditjen... nga fundi, fitoi 1-2 me Manchester United që shpresonte të rimerrte kreun e kampionatit anglez.
Ishin 35 pikët e diferencës para ndeshjes, por nuk u panë vërtetë me një performancë vërtetë dinjitoze të Sheffield, që kaloi në avantazh me Keane Bryane në minutën e 23-të, të barazuar nga mbrojtësi i “djajve të kuq” Maguire, i lindur si paradoks po në Sheffield, në minutën 64, por që kanë forcën për t’u rikthyer në avantazh dhjetë minuta më vonë, me Oliver Burke, që mund të krenohet përjetë për një fitore që do të mbahet mend gjatë në çdo cep të Sheffield.
Ndërkohë, Everton del i zhgënjyer nga përballja me Leicester, sepse deri në minutën e 67 kryesonte me golin e James Rodriguez dhe ishte rikthyer si pretendente, por goli i Tielemans i zbehu disi pretendimet e saj për javët në vijim. (A2 Televizion)