Firmoset kontrata, Dinamo prezanton trajnerin Nevil Dede

Nga A2 CNN
8 Korrik 2022, 14:41 | Futboll
Firmoset kontrata, Dinamo prezanton trajnerin Nevil Dede

Edhe pse akordi ishte arritur prej afro dy javëve, Dinamo vendosi vetëm tani që të prezantojë Nevil Deden si trajnerin e ri.

47-vjeçari firmosi kontratën që e lidh me klubin për sezonin e ri. Tekniku pozoi përkrah presidentit të bluve, Ardian Bardhi, ndërsa objektivi është rikthimi i skuadrës kryeqytetase në elitë.

Pas zhgënjimit të edicionit të kaluar, ku Dinamo ra menjëherë nga Kategoria Superiore, me Nevil Deden në krye tashmë synohet nisja e një projekti afatgjatë, për ta rikthyer emrin legjendar të futbollit në nivelet që i takojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos