Sezon i shkëlqyer, Balliu rinovon me Rayo Vallecano

Nga A2 CNN
8 Korrik 2022, 10:52 | Futboll
Sezon i shkëlqyer, Balliu rinovon me Rayo Vallecano

Ivan Balliu do të vazhdojë të luajë në kampionatin spanjoll. Pas edicionit të shkëlqyer me Rayo Vallecano, 30-vjeçari rinovoi kontratën me klubin.

Mbrojtësi shqiptar do të vijojë karrierën në skuadrën madrilene deri në vitin 2025.

Njoftimin e ka dhënë vetë lojtari, në faqen zyrtare në Instagram. Balliu u shpall disa herë “Lojtari i Muajit” te Rayo Vallecano, duke e detyruar edhe trajnerin Edy Reja që pas një kohe të gjatë ta rikthente në kombëtare, ku ka qenë një prej më të mirëve në fushë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos