
Një person i dënuar për vrasje është liruar nga burgu kundër dëshirës së tij, pasi gjykatësi zbuloi se ai duhej të ishte liruar 20 vjet më parë.
75 vjeçari Osvaldo Longobuco i tha një avokati, i cili informoi autoritetet, se ishte i lumtur pas hekurave sepse kishte një çati mbi kokë dhe ushqim të garantuar.
Ai qëndronte në burgun e sigurisë maksimale në Sierra Chica të Argjentinës pavarësisht se dënimi i kishte përfunduar më 8 tetor 2001.
Osvaldo mund të ishte liruar me kusht pesë vjet më herët, por asnjëherë nuk bëri kërkesë, duke pretenduar se nuk kishte shtëpi ku të shkonte.
Lajmi i rrallë u dha nga e përditshmja argjentinase Clarin, e cila zbuloi se Longobuco ishte arrestuar më 28 shkurt 1979 dhe u dënua për një vrasje të rëndë 10 muaj më vonë. (A2 Televizion)