Skena të pabesueshme në Argjentinë, gjatë ndeshjes së kategorisë së tretë, ndërmjet Huracán Las Heras dhe Ferro de General Pico.
Teksa vendasit po fitonin me rezultatin 3-1, në stadium u dëgjuan të shtëna armësh. Futbollistët dhe tifozët në tribuna nisën të vraponin, për të gjetur strehë të sigurt.
Një nga plumbat goditi në shpatull trajnerin mik, Mauricio Romero, i cili u transferua me urgjencë në spital. Pas ngjarjes, ndeshja u braktis kur kishin mbetur edhe 12 minuta lojë. Policia lokale sqaroi se të shtënat e armëve nisën jashtë stadiumit, duke shkaktuar kaos dhe frikë në tribuna. (A2 Televizion)