E pazakontë, shorti i Champions League shpallet i pavlefshëm

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 14:07 | Futboll
E pazakontë, shorti i Champions League shpallet i pavlefshëm

Shorti i Champions League, i cili u hodh mesditën e së hënës, është shpallur i pavlefshëm pas një problemi teknik.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë UEFA me anë të një deklarate zyrtare, duke bërë të ditur se shorti është shpallur i pavlefshëm dhe do të hidhet së sërish në orën 15:00 të ditës së sotme.

Pasi shorti vuri përballë Villarreal-Manchester United, gogla e United u hoq nga vazo pasi kanë qenë në një grup dhe çifti pasardhës ishte Villarreali-Manchester City-n. Më pas u zgjodh Atletico Madrid, ndërsa gogla e Manchester United nuk u fut në vazo për shortin pasardhës, duke vënë përballë Atletico Bayern. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos