E përplas makina, ndërron jetë biznesmeni i kromit

Nga A2 CNN
31 Janar 2020, 22:03 | Kronikë
E përplas makina, ndërron jetë biznesmeni i kromit

Një biznesmen i cili ushtronte aktivitetin e tij në fushën e kromi në qytetin e Bulqizës ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të premtjeje teksa është goditur nga një automjet në lëvizje.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë urës mbi Rrugën e Arbrit, që ndan dy lagjet e qytetit të Bulqizës.

Biznesmeni me inicialet M.D. është goditur nga një furgon pasagjerësh teksa ecte në rrugës. Ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale, ndërsa shtetasi M.D. kishte dalë për vrapin e pasdites.

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata të cilët e kanë transportuar menjëherë në spitalin e Bulqizës, ndërsa mjekët e kanë nisur me urgjencë drejt Tiranës. Për shkak të plagëve të marra, mësohet se M.D. ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit i cili e kishte braktisur atë në momentin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21.00, në qytetin e ri të Bulqizës, shtetasi M.C, 45 vjeç, banues në Bulqizë, duke drejtuar automjetin tip Ford, ka përplasur këmbësorin M. D., ku si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit pas aksidentit ka braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ku pas kërkimeve nga ana e policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij në komisariat.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos