Arrestohen 4 persona në Fier, dyshohen si autorë të një serie vjedhjesh

Nga A2 CNN
31 Janar 2020, 10:35 | Kronikë

Policia e Fierit ka vënë në pranga 4 persona, të cilët dyshohen si autorë të disa vjedhjeve në banesa. Mësohet se personat e arrestuar janë shtetasit A. L., 27 vjeç, E. D., 31 vjeç, A. L., 31 vjeç, si dhe L. N., 24 vjeç, banues në Frakull, Fier.

Sipas policisë, pas kallëzimit të bërë nga banorë të zonës se në Cakran po tentohej të vidheshin 2 banesa, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar "Shëtitësit" dhe falë veprimeve të shpejta dhe të mirëorganizuara u godit grupi kriminal që vidhte banesat në Fier.

Gjatë operacionit, 2 prej autorëve tentuan të largoheshin me një automjet, të cilin e vodhën në banesën e shtetasit F. S. dhe gjatë tentativës për t'i ikur ndjekjes së Policisë, goditën me automjet shtetasin T. B., 36 vjeç, i cili u ka bërë me shenjë për të ndaluar, por ata e kanë përplasur dhe përsëri tentuan të largoheshin, por u kapën gjatë ndjekjes nga Policia.

Në sajë të materialeve të administruara dhe veprimeve hetimore, rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë edhe të rasteve të mëposhtme të vjedhjes së banesave:

1. Në datën 30.05.2019, në fshatin Ferras, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetases E. M., ku kanë marrë 5 milion lekë, disa sende me vlerë dhe bizhuteri floriri.

2. Në datën 19.11.2019, në fshatin Kafaraj, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit J. B., ku kanë marrë një sasi parash dhe pajisje elektroshtëpiake.

3. Në datën 13.11.2019, në fshatin Frakull e Madhe, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. H., ku kanë marrë 1 milion e 700 mijë lekë dhe disa bizhuteri floriri. 4. Në datën 23.01.2020, në fshatin Ferras, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit R. N., ku kanë marrë 2 milion e 800 mijë lekë dhe disa bizhuteri floriri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos