Policia ka arritur të parandalojë në kohë një ngjarje të rëndë, duke vënë në pranga një 43-vjeçar, i cili ishte futur me armë në lokal dhe po kërcënonte qiradhënësen.
Pas njoftimit për këtë rast, policia ka vënë në pranga shtetasin me inicialet A. U., 43 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi për motive të dobëta, kanosi dhe kërcënoi për vrasje shtetasen P. R., qiradhënëse e lokalit ku u kap shtetasi i lartpërmendur. (A2 Televizion)