Disa artistë rrugësh do të përfitojë 6,7 milionë dollarë dëmshpërblim, pasi pikturat e tyre murale në një bllok banimi u shkatërruan kur godina u prish për të ndërtuar aty një kompleks luksoz.
Një Gjykatë Federale Apeli la në fuqi një vendim të marrë fillimisht në vitin 2018, sipas të cilit veprat e 21 artistëve nuk duheshin prishur. Të gjithë artistët reaguan duke thënë se ndihen të lumtur pas këtij vendimi.
Gjykata arsyetoi në vendimin e saj se veprimi shkelte “Aktin e të Drejtave të Artistëve të Arteve Pamore të vitit 1990”, që mbron veprat e artistëve të cilët kanë arritur njohje të gjerë. Sipas Gjykatës, veprat e pikturuara në lagjen Kuins të Nju Jorkut, në vendin e quajtur “5Pointz” ishin shndërruar në një pikë tërheqëse për turistët, me mijëra vizitorë çdo ditë, ndërsa vendi ishte përdorur edhe si shesh xhirimi për filmin e vitit 2013, “Now You See Me”. (A2 Televizion)